Erdhi dimri, Lëpusha zgjohet nën petkun e dëborës

29 Nëntor 2021, 12:42 | Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 12:42

Ditën e sotme, Lëpusha është zgjuar nën pushtetin e dëborës. Pamjet vijnë nga zona e Kelmendit ku trashësia e borës ka arritur më shumë se 15 cm .

Prej dy ditësh Lëpusha nuk ka patur energji elektrike si shkak i kushteve atmosferike dhe rrjetit tejet të amortizuar. Vetëm ditën e sotme është rikthyer energjia elektrike ndërsa nuk paraqiten problematike sa i takon qarkullimit të automjeteve.

KT/Shqiptarja.com