Erdhi me biçikletë nga Fushë Kruja në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari me kallashnikov, nuk dihen qëllimet

19 Mars 2022, 09:27 | Përditesimi: 19 Mars 2022, 09:27

Një 18-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke qarkulluar me kallashnikov dhe një krëhër me municion luftarak.

Barom Maksutaj 18 vjeç, banues në Fushë-Krujë, është ndaluar në vendin e quajtur "Ura e Gjolës", teksa ishte duke lëvizur me biçikletë. Mendohet se ai ka ardhur nga Fushë Kruja në Tiranë me biçikletë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet kallashnikovi dhe një krëhër me municion luftarak.

KT/Shqiptarja.com