Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 554-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastritot Skëndërbeun me një episod nga filmi për Heroin tonë Kombëtar teksa ai lufton me turqit.
Meta shkruan në Facebook se Skënderbeu do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.
554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut përkon me vizitën zyrtare të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Shqipëri. Ai do të kryejë një sërë aktivitetesh, por duket se nuk e ka listuar në agjendë një takim me homologun e tij shqiptar edhe pse do të qëndrojë për rreth 13 orë në Shqipëri.
















