Erdogan: Përmbushëm premtimin, janë ndërtuar 522 njësi banimi që kushtuan 42 mln euro

17 Janar 2022, 13:37

Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan tha sot nga Laçi se ndërtimi i 522 njësive të banimit, që u shkatërruan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ka kushtuar 42milionë euro.

"Në korrik të 2020 sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit, filluam ndërtimin e kantierit të ndërtimit dhe pse kishte shpërthyer COVID. Para 13 muajsh, pikërisht në këtë vend ku jemi sot, bëmë ceremoninë e hedhjes së themeleve të banesave, sot po i dorëzojmë këto banesa që janë 522 njësi banimi e kanë kushtuar afërsisht 42 mln euro. I uroj të gjithë familjarëve t'i gëzojnë këto banesa. Arritëm të përmbushim e të mbajmë premtimin tonë", tha ai.