Erdogan viziton Shqipërinë, Policia: Të hënën bllokime të lëvizjes në disa akse rrugore

15 Janar 2022, 20:49

Ditën e hënë, duke filluar nga ora 9:00 disa akse rugore në vend do të bllokohen për qarkullim për shkak të vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Policia ka njoftuar se do të ketë bllokime të lëvizjes së mjeteve në disa segmente në Tiranë dhe qytete të tjera, në orare të ndryshme!  Kufizime të lëvizjes do ketë për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin Vorë-Milot-Vorë Nga ora 08:30 deri 10:00 do ketë ndalim qarkullimi në segmentin Rinas-Vorë-Rinas  Aksi Milot-Vorë-Milot nga ora 07:00 deri 14:00 do të jetë i bllokuar për kamionët. Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në mbikalimi i Laçit–Laç nga ora 08:30 deri në 12:30