ERE pezulloi TEC-et lundruese në Vlorë, PD: Pse SPAK nuk vepron? Me tenderin e ri të KESH, abuzimi shkon 100 mln euro

10 Shtator, 14:42 | Përditesimi: 10 Shtator, 14:42

Partia Demokratike thotë se me tenderin e ri prej rreth 20 milionë eurosh për operim dhe mirëmbajtje të çelur nga KESH, abuzimi me dy TEC-eve lundruese në Vlorë shkon në rreth 100 milionë euro abuzimin. Deputeti demokrat Enno Bozdo i kërkon SPAK të veprojë pasi ndërkohë edhe Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka refuzuar t’i ri-licencojë ato, deri në verifikim të lejeve mjedisore.

    E.H/Shqiptarja.com