Erion Braçe lum akuzash ndaj opozitës: Kapët drejtësinë kur ishit në pushtet, 'rruajtët' OSSH, CEZ, Albetrol, Porto Romanon dhe Klubin Partizani

27 Maj, 16:05

Për deputetin e PS Erion Braçe, korrupsioni nuk luftohet me fjalë ashtu sikurse bënë opozita, por me ligj.

Gjatë fjalës ë tij në Kuvend, gjuhën e përdorur nga opozita ndaj SPAK, deputeti i PS Erion Braçe, e ka cilësuar si gjuhë që mund të përdoret nga kriminelët.

“Gjuha që përdoret këtu për SPAK është gjuhë për kriminel, jo gjuhë që mund të përdor një deputet. Nuk mundet deputeti që të përdor fuqinë që i jep mandati i deputetit për të bërë këto deklarata. Këtu ka deputet të vjetër, por kryetari i grupit të PD (Bardhi) është i ri në këtë sallë dhe do doja që ti thosha që të luftosh korrupsionin me gojë është ndryshe dhe ta luftosh atë më ligj është ndryshe”, tha ai.