‘Esencë’ nga Anila Çela, nga sot tri pasdite çdo javë në ekranin e Report Tv! Histori të kujtesës shqiptare, dëshmi emocionuese të së shkuarës dhe së tashmes

2 Nëntor 2022, 12:17

Duke nisur nga dita e sotme, 2 nëntor, një emisioni i ri i bashkohet programacionit të  ReportTv këtë sezon nën titullin “Esencë” i moderuar nga Anila Çela. Për tri pasdite në javë do të sjellë histori të kujtesës shqiptare, dëshmi emocionuese të së shkuarës dhe të së tashmes nga personazhe të njohur dhe jo vetëm.