"Ethet" e garës dhe programet, partitë “joshje” me premtime ekonomike. Ku ndahen e bashkohen të “mëdhenj” e të “vegjël”?

10 Prill, 15:54

Të gjitha partitë, të mëdha e të vogla, po mundohen të joshin shqiptarët, me premtimet ekonomike. Pagat, pensionet dhe taksat janë në krye të programeve të tyre. Të gjitha synojnë pensione minimale 200 euro e pagë minimumi 500 euro. Tek taksat PS e ‘Lëvizja Bashkë’ zgjedhin atë progresiv, ndërsa PD dhe ‘Shqipëria Bëhet’ zgjedhin tatimin e thjeshtë.