Evente motorsportive dhe autoshow në Tiranë, ‘Automotive Fair Albania’ mbledh të apasionuarit pas makinave në datat 26-29 tetor

26 Tetor 2023, 09:45

Duke nisur nga dita e sotme (26 tetor) e deri ditën e dielë (29 tetor) ngjarja plot adrenalinë “Automotive Fair Albania” do të pushtojë kryeqytetin. Për katër ditë radhazi, sheshi “Nënë Tereza” do të shndërrohet në një pistë, ku do të mbahen evente motorsportive dhe autoshow.