Evis Berberi mbetet në burg, Kushtetuesja nuk shqyrton pretendimin se provat e marra nga celularët ishin të papërdorshme, rrezikohej dhe dosja ‘Balluku’

26 Mars, 20:54 | Përditesimi: 26 Mars, 20:54

Kushtetuesja nuk i ka shqyrtuar pretendimet e Evis Berberit se marrja e provave nga celulari ishte e paligjshme dhe kjo i bënte të papërdorshme. Berberi duhet t’i drejtohet për këtë çështje Gjykatës së Shkallës së Parë fillimisht.

A.M/Shqiptarja.com