Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në një nga panairet më të madha botëror 'Expo Dubai 2020', bëri thirrje për të vizituar Shqipërinë, si një vend i vogël, por me bukuri të shumta që mbeten ende për t'u zbuluar. Për kryeministrin, kushdo që do të vizitojë vendin tonë, ka garancinë se jo vetëm nuk do të pendohet, por përkundrazi do të dojë të rikthehet.
“Midis kaq shumë vendesh të jesh i vogël ne jemi një prani modeste por besojmë se jemi mes atyre vendeve që mbetet ende për tu zbuluar dhe mes atyre destinacioneve që mbeten ende për tu shijuar nga njerëzit nga Europa, Lindja e Mesme e nga mbarë bota. Për këdo që do të vizitojë pavijonin tonë modest të gjitha ata që po dëgjon fjalët dua t’ju them ejani në Shqipëri dhe mund t’iu garantoj se kurrë nuk do të pendohemi në të kundërt do të domi të riktheheni sërish”, tha Rama.