Fake News, i ftuar gazetari Ylli Rakipi

23 Tetor 2018, 16:08

TIRANË- Gazetari Ylli Rakipi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’. Rakipi ka komentuar aksionet e fundit të qeverisë, nismën për një paketë ‘anti-shpifje’, si dhe vendimin për mbylljen e basteve.

Rakipi ka thënë se aksionet për kapjen e kriminelëve, janë artificale, pasi sipas tij, Arben Ndoka u fut nga Rama në PS. Rakipi ka thënë se Rama nuk do t’i mbyllë kazinotë, pasi sipas tij, deputetë socialistë janë të lidhur direkt me këtë biznes.