Falsifikuan dokumentet e pronave në Dhërmi dhe inskenuan vjedhjen e dosjeve, burg për Bardhyl Gjikën dhe Spiro Dunin, lihet i lirë specialisti

17 Tetor 2021, 16:20

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën 'Arrest me burg' për drejtorin e administrimit të mbrojtjes së tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, ndërsa ka lënë në masën detyrim paraqitje për specialistin Kreshnik Mino. Arrest me burg është vendosur edhe për 51-vjeçarin Spiro Duni, seanca e të cilit u zhvillua në ambientet e spitalit, ku ndodhet i shtruar për shkak të problemeve të tij shëndetësore. Seanca ndaj Gjikës dhe Minos, u mbajt në gjykatën e Vlorës ku mbrojtja ka pretenduar për arrestim të paligjshëm. Sipas pretendimeve të mbrojtjes, Mino është specialist dhe nuk ka funksion vendimmarrës. Ne vlerësim të rrethanave,  në bazë të provave të reja të paraqitura nga palët si dhe rrethanave familjare , gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për specialitetin Kreshnik Mino. Ndërsa ka lënë më fuqi masën " Arrest me burg" për Bardhyl Gjikën dhe Spiro Dunin.