Falsifikuan dokumentet e pronave në Dhërmi dhe inskenuan vjedhjen e dosjeve, dalin para gjykatës 2 punonjësit e Këshillit të Qarkut Vlorë dhe një tjetër

17 Tetor 2021, 10:02

Drejtori i administrimit të mbrojtjes së tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar Spiro Duni dalin sot para gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë. 3 të arrestuarit akuzohen se kanë falsifikuan dokumentet e pronave në Dhërmi dhe më pas inskenuan vjedhjen e dosjeve në zyrat e Këshillit të Qarkut Vlorë.

Të arrestuarit akuzohen për “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.