Ivan Shevchenko nuk i është përgjigjur thirrjes së Presidentit ukrainas,Volodymyr Zelenskyy për të mbrojtur vendin nga ushtria ruse. Inxhinieri bërthamor është larguar nga Kievi dhe tashmë ndodhet në Vlorë bashkë me prindërit dhe dajën.
"Kemi udhëtuar nga data 5 deri më 10 mars tani më duhet të gjej një pune dhe te siguroj të ardhura. Dua të falënderoj shqiptarët, miqtë e mi vlonjat që i kam njohur gjatë pushimeve të viteve të shkuara", tha ai.


















