Fati i Reformes Zgjedhore dhe rrënojat e Bylisit

6 Nëntor 2019, 16:01

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, njëherazi deputeti i Ps, Damian Gjiknuri ka qenë i ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' ku ka folur rreth ecurisë së Reformës Zgjedhore.

Gjiknuri ka deklaruar se në ditët në vijim do të paraqesin në Komision pjesën e dytë të propozimeve për çështjen e Administratës Zgjedhore. Sipas Gjiknurit qëllimi kryesor është që administrata zgjedhore të mos i takojë asnjë pale as, opozitës dhe as mazhorancës. Kjo administratës sipas Gjiknurit mund të jenë edhe zyrtarë që punojnë në sektorë të tjerë. Ka dy elementë të këtyre i që nuk zëvendësohen dhe nuk zgjidhen nga asnjë parti.

"Nesër kemi një punë mbledhje të radhës, ku kemi të ftuar shoqërinë civile për pjesën e parë. Më pas këtë javë kemi pjesën e dytë, për pjesën e administratën zgjedhore. Do të adresojmë të gjitha pikat e OSBE ODHIR. Nga opozita që është pjesë e Kuvendit kemi rënë dakord. Do të kemi jo më të zgjedhur nga partitë. Komisionerët nuk do të propozohen më nga partitë. Ka ardhur momenti që partitë të heqin dorë nga skenat e përhershme të ndërhyrjes së proceseve zgjedhore." ka thënë Gjinkuri.

"Kemi menduar një ndërhyrje tjetër, që 6 muaj para zgjedhjeve qeveria bëhet memece. Administrimi do të jetë i depolitizura. Administratë zgjedhore të mos i përkas asnjërit që nga KQZ e deri në nivelin e tretë." ka shtuar më pas Gjiknuri.