Fatmir Xhafaj: E them me zë të lartë ka korrupsion në çdo nivel të qeverisjes, bashkëpunim i zi mes politikës së të gjitha krahëve me krimin e organizuar

21 Janar 2022, 13:29

Pavarësisht se duam apo nuk duam ta pranojmë, preferojmë apo nuk preferojmë ta themi me zë të lartë, ai është aty duke na sfiduar çdo ditë, në çdo sektor dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe për fat të keq shpesh gjejmë bashkëpunimin e zi midis politikës së të gjitha krahëve, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Megjithëse këto vite është bërë shumë punë, që para së gjithash meriton respekt për nismat e marra, reformat në implementim dhe bilancin e arritur deri më sot, përsëri ngelet e pamjaftueshme në raport me problematikat serioze që shfaqen.