Fëmija humbi jetën në spitalin e Elbasanit, flet babai: Doktori na tha është virozë, kishte 9 ditë e sëmurë

19 Janar 2022, 11:12

Babai i vajzës 3 vjeçe, Agim Ismaili, që humbi jetën në spitalin e Elbasanit pasi u dërgua në gjendje të rëndë tha se vajza kishte disa ditë e sëmurë. Ai ka treguar se e ka çuar vajzën para dy ditësh në spital dhe mjekët i kanë thënë se ka virozë dhe ka marrë disa mjekime, por gjendja e fëmijës është përkeqësuar.

‘Nuk ka qenë sëmurë asnjëherë. E solla para dy ditësh në spital doktori më tha është virozë më dha dhe nja dy tre ilaçe. Virozë më thanë mjekët. Ka gati 8-9 ditë e sëmurë. Kur u bë keq e solla për vizitë, doktori me tha virozë dhe më dha ilaçe. Se di se si më iku kjo gocë! ‘- tha ai.