Fenomeni i zbaticës, deti në Vlorë tërhiqet 50 metra

23 Mars 2022, 11:04 | Përditesimi: 23 Mars 2022, 11:04

Prej një muaji në bregdetin e Vlorës zbatica ka tkurrur sipërfaqen ujore, teksa deti është tërhequr rreth 50 metra. Për peshkatarë të vjetër dukuria lidhet me drejtimin e  erës e cila  nga verilindja ka qenë mbizotëruese në  territor. Sipas tyre situata do të normalizohet vetëm kur drejtimi i erës të jetë nga jugu. Ndërsa këto fenomene janë të natyrshme sipas peshkatarëve asnjë ndikim nuk ka te gjallesat ujore.

Po kështu tërheqja e detit nuk ka ke ndikuar as në sektorin e peshkimit. Ndërkohë sipas peshkatarëve edhe pse është një dukuri natyrore, në brigjet e Vlorës, veçanërisht në zonën e Plazhit të vjetër, këtë vit fenomeni është më i theksuar.

r.k./Shqiptarja.com