Fermat në Durrës në karantinë nga gripi i pulave, aksidentohet kamionçina që transportonte të brendshme e tyre

29 Mars 2022, 13:48 | Përditesimi: 29 Mars 2022, 13:48

Një kamionçinë që transportonte të brendshme të pulave është aksidentuar në Durrës, duke bërë që këto të brendshme të shpërndaheshin në rrugë. Kjo duket edhe në video, por mbetet ende e paqartë se nga ku ishin marrë këto të brendshme të pulave, pse ishin ndarë nga pjesa e mishit dhe ku do të dërgoheshin. Kujtojmë se në Durrës femrat më të mëdha të pularive janë në karantinë për shkak të ngordhjeve masive të tyre nga gripi i pulave.

r.k./Shqiptarja.com