Fermerët e Beratit, Lushnjës dhe Fierit në protestë kundër Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë dëmshpërblim për dëmtimin që ju bë prodhimit nga fara e skaduar ‘Ozgan’

19 Tetor 2021, 12:43 | Përditesimi i fundit: 2021-10-19 17:43:44

Fermerët e ish/njësisë Administrative Kutalli në bashkinë e Urës-Vajgurore kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë, për diskriminimin që ju ka bërë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Protestës së zhvilluar në fshatin Samaticë i janë bashkuar edhe fermerët e qyteti të Fierit e Lushnjes. Fermerët janë mbledhur të gjithë bashkë, për të kërkuar dëmshpërblim nga qeveria për dëmtimin e prodhimit të sivjetshëm në ara, për shkak të farës së skaduar të domates "Ozgan" dhe për t’i kërkuar qeverisë mbështetje financiare, jo më shumë se çfarë ofron Rajoni për fermerët.