Fermerët e Devollit në protestë: Nëse nuk vë dorën qeveria, jemi të falimentuar! Kërkojmë uljen e çmimit të naftës dhe plehrave kimike

13 Mars 2022, 11:06 | Përditesimi: 13 Mars 2022, 11:06

KORÇË- Fermerët e Devollit, po protestojnë ditën e sotme përballë drejtorisë së bujqësisë në hyrje të qytetit. Fermerët po zhvillojnë një protestë paqësore, ndërsa kërkojnë uljen e çmimit të naftës, çmimeve të produkteve të tjera ushqimore si dhe uljen e çmimit të plehrave kimike. Vështirësi sipas fermerëve hasin edhe në mosshitjen e prodhimeve bujqësore, ata paralajmërojnë se do të lenë tokat e tyre djerrë.

 

r.k./Shqiptarja.com