Në javët e para të pranverës fermerët e Shtiqënit në Kukës janë në kulmin e punëve në bujqësi. Ndryshe nga vitet e tjera, kur fushat mbilleshin me grurë e misër, këtë sezon po ekperimentojnë kultura të reja bujqësore.
Enver Shehu thotë se po mbjell thelpinjtë e hudhrës eksperimentale pavarësisht se kostot e bujqësisë janë rritur ndjeshëm duke filluar që nga farat, plehrat dhe nafta.

















