Fermerët takohen me deputetin e PD-së, Korreshi: Ky flet për satelitë, fermerëve s'u ndizet traktori

25 Nëntor 2021, 11:37 | Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 11:37

Para Kuvendit ku po protestojnë kundër paketës së re fiskale, fermerët janë takuar edhe me deputetë të Partisë Demokratike, Sajmir Korreshin, Dashnor Sulën dhe Luan Baçin. Fermerët kërkuan që deputetët të ngrenë zërin e tyre në Kuvend, ndërkohë që ato u shprehën se duan që ministrja e Bujqësisë të shkojë atje dhe të shohë koston reale që ato kanë për produktetet e tyre.

'Gjeje t'i rrugën atje se je deputet. Pikat kanë hallin e vet. Të diskutohet tamam në parlamentin e këtij vendi. Shikoji duart tona a duan punëtorë ky shtet?! O Sajmir ne duam pa llafe të vijë ministrja e Bujqësisë dhe të vij ta shikojë, nga mbjellja çfarë marrim se çfarë përdorim të bëhen analizat e imputeve. të vijë dhe të shohin nga mbledhja dhe të bëjnë llogarinë se sa na del. Sa e blejmë farën, plehun. Të vijnë dhe ta shohin. Ndryshe ne do ta lëmë serën e të vijë malli nga tu dojë qejfi e të shohin se sa do e blejë mallin. Ndryshe do të bashkohemi më Sali Berishën, ne jemi të majtë, por ka shkuar aty ku nuk mban më. Të vijnë e të na qajnë hallin. Në kërkojmë të bashkohemi me rajonin. Serbia e sjellë gjithë qumështin këtu. Është një subvencionim jo real për bujqësinë nga qeveria. Ndryshe në do të ikim nga ky vend. Do bllokojmë edhe rrugën, punëtor jemi nuk jemi mafioza...'- tha fermerët.

r.k./Shqiptarja.com