Fermeri në Korçë: Kam 1500 kuintal mollë, ku t’i shes? Krifca e lë pa përgjigje, ironizon gazetarët

28 Shtator 2022, 16:47

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca takoi vartësit në Drejtorinë e Teknologjive Blegtorale në Korçë dhe më pas dha një deklaratë të programuar për gazetarët, duke shmangur përgjigjen për një fermer, i cili ankohej për mungesën e tregut të mollëve.