Fermerja Rigerta Loku e para në listën e Lezhës: Jam optimiste që do futem në parlament! Kam lënë Romën për Mirditën dhe s’do e braktis as po u bëra deputete

11 Mars 2021, 19:49 | Përditesimi i fundit: 2021-03-12 21:44:43

Fermerja Rigerta Loku e cila la “La Sapienzan” për të ngritur fermën e saj në Mirditë, është kandidatja e parë për deputete në listën ne partisë “Nisma Thurje” për qarkun e Lezhës.

Në një intervistë për Report Tv ajo ka deklaruar se në listën e kandidatëve të “Thurjes” janë përfshirë të rinj, të cilët sipas saj janë e vetmja alternativë për të sjellë metodologji të reja dhe ndryshimin. Një mesazh ajo ka pasur për mirditorët, banorët e zonës që përfaqëson, duke thënë se në listat e partive të mëdha sipas saj nuk ka asnjë kandidat që jeton në Mirditë por e vetmja është ajo.

Jemi përpjekur të kem dhe një përfaqësi në Lezhë. Dua që çdo zonë të jetë e përfaqësuar në listë. Dua tju tërheq vëmendje mirditorëve të mi në lidhje me përbërjen  e listave të partive të mëdha. As PD, PS LSi ska një mirditor në listë që banon në këtë zonë. Edhe Mirdita duhet të kishte deputetin e saj në zonë sepse çdo zonë e qarkut duhet të ketë një përfaqësues në parlament ose të ketë mundësinë për të zgjedhur një përfaqësues që banon në atë zonë. Lista ime ka njerëz të thjeshtë të papaërfshirë asnjë ditë në politikën shqiptare. Asnjë nga emrat e partive të mëdha nuk banojnë në Mirditë, sjellin profesor markun dhe lindita nikollën me pretekstin se janë mirditorë por sbanojnë në mirditë. Mua smë përfaqëson një person që nuk merr shërbimet aty ku i marr unë. Asnjë sbanon në Mirditë.  Do ishte shumë më e thjeshtë të garoja me një parti të vjetër por smund ta bëjë. Se nëse duam të ndërtojmë diçka të re është ta bëjmë me njerëzs të rinj”, tha ajo.

Ndonëse në pamje të parë mund të duket e vështirë përballja e saj me kandidatë të partive të mëdha, Loku theksoi se është optimiste dhe se qytetarët e Mirditës do ti japin atë që meriton duke e çuar në parlament. Kandidimin si deputete Loku tha se ka ndjerë si detyrim moral dhe shpirtëror që të bëjë të pamundurën për të qenë zëri i atyre që do ta zgjedhin.