Festat e fundvitit, Policia e Shtetit merr masat: 'Blindohen' rrugët dhe pikat kufitare, nën monitorim personat me precedent penal, sidomos ato që vijnë nga jashtë

24 Dhjetor 2021, 10:17 | Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 10:18

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj tha se janë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit.  Përveç shtimit të prezencës së policisë në akset rrugore dhe pikat kufitare, policia tha se do të mbahen në monitorim edhe personat me precedent penal, sidomos e atyre që kthehen për të festuar në vendin tonë.

KT/Shqiptarja.com