Detaje të reja kanë dalë në dritë për shtëpinë e çiftit të të moshuarve në Fier, e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e 23 tetorit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 75- vjeçarët e kanë kaluar natën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier. Ndërkohë dyshohet se zjarri është vënë nga djali i tyre me probleme të shëndetit mendor, tashmë i arrestuar. Po ashtu fqinjët tregojnë se e moshuara ishte prej vitesh e paralizuar.
Ilir Mehrizvani, një banor afër shtëpisë së të moshuarve rrëfen se ai e ka pikasur i pari të moshuarin teksa kërkonte ndihmë në dritare.