Fier/ Digjet kamionçina e ngarkuar me mobilje, drejtuesi i mjetit dëgjoi zhurmën dhe vuri re flakët

13 Tetor 2022, 08:09

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, flakët kanë djegur plotësisht një kamionçinë në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshati Bishqethem. Kamionçina që udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fierit ishte e ngarkuar me mobilje.