Fier/ Zjarr edhe në Selishtë të Njësisë Cakran, digjen tokat bujqësore! Hetime për shkaqet, flakët vihen në kontroll

12 Gusht 2025, 16:07 | Përditesimi: 12 Gusht 2025, 16:07

Fier- Vatra zjarri ka pasur ditën e sotme edhe në qarkun e Fierit.

Një zjarr ka përfshirë pasdite disa sipërfaqe tokash bujqësore në fshatin Selishtë, të njësisë administrative Cakran.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse me disa mjete, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Gazetarja e Report Tv, Marsela Topi, informon se sipas burimeve nga terreni, situata më e rëndë është kapërcyer dhe zjarri është vendosur nën kontroll, ndërsa vijon puna për fikjen e plotë të vatrave. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa po hetohen shkaqet e rënies së zjarrit.

E.H/Shqiptarja.com