Fier/ Zjarr në fshatin Zharrëz, rrezikohet një pus nafte, forcat zjarrfikëse në terren

24 Gusht 2025, 20:29 | Përditesimi: 24 Gusht 2025, 20:29

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Zharrëz, duke rrezikuar një pus nafte në zonë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të dy mjeteve zjarrfikëse të Albpetrolit, flakët u vunë nën kontroll dhe u parandalua përhapja e tyre në një territor më të gjerë.

I.M/Shqiptarja.com