Fillimi i vitit të ri shkollor, Manastirliu: Nga e hëna, certifikata e vaksinimit e detyrueshme për arsimtarët, ose test i përjavshëm! Mësim online për studentët e pavaksinuar

24 Shtator 2021, 12:48 | Përditesimi i fundit: 2021-09-24 15:21:13

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore nr.4 në Tiranë, u ka bërë apel të gjithë arsimtarëve që ende nuk janë vaksinuar, studentëve e pedagogëve, të paraqiten në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën ndaj COVID19.

Manastirliu bëri me dije se ditën e hënë hyn në fuqi urdhri për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit nga personeli arsimor në të gjitha shkollat e vendit.