Finalja e Conference League bën bashkë Veliajn dhe Dukën, pas përplasjeve për zgjedhjet në FSHF! Prezantojnë për publikun Kupën e finales në Sheshin ‘Skënderbej’

24 Maj 2022, 12:00 | Përditesimi i fundit: 2022-05-24 14:42:36

Finalja e Conference League e cila do të zhvillohet nesër në Tiranë, ka bërë bashkë kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kreun e FSHF-së, Armand Duka, pas përplasjes së tyre për zgjedhjet në FSHF. I pranishëm ishte edhe ish kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Kupa do të qëndrojë për disa orë në shesh, për të gjithë dashamirësit e futbollit që duan të bëjnë një fotografi.