Financim nga Bashkia e Tiranës, Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e sheshit ‘Skënderbej’ në Tuz të Malit të Zi: Të gatshëm të ndihmojmë më shumë

1 Qershor, 16:55

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në Malin e Zi, ku vizitoi edhe disa prej komunave atje. Fillimisht ai u ndal në komunën e Tuzit, ku inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, i cili është një financim i Bashkisë së Tiranës.