Financimi me 500 mijë $ nga Rusia në 2017, Berisha sulmon Bashën: PD ishte futur në një labirint, si në filmat e mafies

14 Shtator 2022, 18:59 | Përditesimi i fundit: 2022-09-14 23:01:20

Me daljen e shkrimit të bërë nga Zëri i Amerikës, në të cilën përmendej se në 2017, PD-së i janë dhënë 500 mijë dollarë nga Rusia, Sali Berisha e ka përdorur për të sulmuar Lulzim Bashën. Në një takim në Shijak, Berisha tha se PD ishte futur në një labirint, si në filmat e mafias, duke treguar se me ardhjen e tij, ka ardhur edhe shpëtimi i demokratëve.