Financimi rus i PD, Berisha ngre grup auditimi për ‘të hetuar’ Lulzim Bashën! Ledina Mandija drejtuese, zgjidhen edhe anëtarët

26 Shtator 2022, 16:12

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Sali Berisha ka ngritur një grup auditimi për të hetuar çështjen e skandalit të financimit rus të Partisë Demokratike, skandal për të cilin ai sot akuzon Lulzim Bashën, edhe pse prej vitesh e kishte mbrojtur. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve, struktura që janë zgjedhur nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit. Lajmi wshtw konfirmuar nga burime brenda mbledhjes pwr gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, e cila ka konfirmuar gjithashtu se Kryetare e këtij grupi auditi është emëruar Ledina Mandija. Florian Mima, Edmond Spaho dhe Eno Bozdo janë anëtarët.