Financimi rus i PD, Meçe: Berisha gënjen kur ia kalon përgjegjësinë Bashës, kërkon të pastrojë më kot veten! Rusia ka strategji ndikimi në Shqipëri, kujdes nga mediat

16 Shtator 2022, 14:14

Sali Berisha më kot bën fajtor vetëm Lulzim Bashën për dosjen e financimit rus në Partinë Demokratike pasi ka vetë përgjegjësi shumë të mëdha. Ky është qëndrimi i analistit Arben Meçe, i cili i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv tha se kjo sjellje e ish-Kryeministrit është e patolerushme.