Finiq/ Vatër e re zjarri mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa, rrezikohen edhe banesat! Helikopteri në aksion për shuarjen nga ajri

22 Gusht 2025, 15:28 | Përditesimi: 22 Gusht 2025, 15:28

Një vatër e re zjarri është shfaqur sot (22 gusht) ndërmjet fshatrave Dërmish dhe Rumanxa, në Bashkinë Finiq.

Në vendgjarje kanë shkuar shumë zjarrfikës. Gazetari i Report Tv, Limos Didani, teksa ka siguruar edhe pamjet e zjarrit dhe operacionit, informon se era e favorizon flakët në përhapjen e tyre.

Gjithashtu vatra e zjarrit përbën rrezik për banorët, sepse flakët kanë drejtim nga fshati Rumanxa.

Më herët Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar nisjen e y helikopterëve në Selenicë dhe Finiq, që janë parë edhe në aksion pasditen e sotme, për shuarjen e flakëve nga ajri.

I.M/Shqiptarja.com