Fishekzjarre në mesnatë, gjobë deri në mbyllje biznesi! Ligji për ndotjen akustike prej 2007-ës, por institucionet s’e zbatojnë

15 Nëntor 2023, 17:54

Kushdo që shkakton zhurma në zona të banuara, kryesisht me hedhje fishekzjarrësh në mesnatë, do të gjobitet, e madje nëse janë biznese, do rrezikojnë të mbyllen. Ligji ekziston prej 2007-ës, por institucionet nuk e zbatojnë. Në këto kushte, tri ministri lidhën një marrëveshje që synon të luftojë ndotjen akustike në zona të banuara duke shtuar kontrollet në terren.