Fitoi të drejtën në Strasburg, Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikthen në detyrë prokuroren Antoneta Sevdari

10 Maj, 14:01

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikthen në detyrë Antoneta Sevdarin.

Procesi në KPA vjen pas një vendimmarrje të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që pranoi ankimin e prokurores Antoneta Sevdari dhe dënoi Shqipërinë që të dëmshpërblente ish-prokuroren me rreth 25 mijë euiro dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit.