Fjalimi i Begajt si presidenti i ri: Përgjegjësi që vjen në një moment historik! Mbështes punën e qeverisë, por nuk justifikohet asnjë dështim

24 Korrik 2022, 18:42

Bajram Begaj po mban fjalim në Kuvend si presidenti i ri i Shqipërisë.

"Nder për mua t’i drejtohem Kuvendit si Presidenti i ri i vendit. Përgjegjësia vjen në një moment historik për vendin tonë. Shqipëria jonë e dashur ka hyrë në rrugë të pakthyeshme europiane. Trashëgimia e dilemave i takon të shkuarës. Është përmbushja e projekteve shekullore të vendit. Shqipëria europiane është e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës, e qytetarëve që kanë dhunti e zotësi për të fituar në një shoqëri të bazuar mbi meritën.

E njoh dhe e respektoj punën e qeverisë, por nuk justifikohet asnjë dështim Mbështes dhe e respektoj opozitën, por të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve", tha Begaj.