Flakë në malin e Tragjasit, forcat zjarrfikëse në vendngjarje

8 Gusht, 16:56 | Përditesimi: 8 Gusht, 16:56

Një vatër e re zjarri është raportuar pasditen e sotme në Qarkun Vlorë. Bëhet fjalë për flakë që kanë përfshirë malin e Tragjasit. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

r.k./Shqiptarja.com