Flakët në Poliçan dalin jashtë kontrollit, digjen 3 shtëpi, rrezikohen disa të tjera në 4 fshatra

12 Gusht 2025, 17:11 | Përditesimi: 12 Gusht 2025, 17:11

Tre shtëpi janë përfshirë nga flakët në fshatrat e Poliçanit, pasi zjarret po përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë. Aktualisht raportohet se nga flakët masive rrezikohen edhe banesa të tjera në fshatrat Voskopolë, Zhapokik, Rehovë dhe Tërpan.

r.k./Shqiptarja.com