'Flisni për autobusa drejt Greqisë', Braçe irritohet me opozitën: Po për dokumentat e shqiptarëve atje pse nuk flisni? Po për pensionet? Keni bërë marrëveshje tek Agimi i Artë

16 Maj, 15:14 | Përditesimi i fundit: 2024-05-16 15:14:57

Deputeti Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit shprehu irritimin e tij nga deputetëve të opozitës në lidhje me pretendimet e tyre për autobusat në Greqi nga Shqipëria për takimin e Ramës me diasporën në Athinë. Braçe 'shpërthen' ndaj opozitës që nu ngre çështjen e pensioneve të shqiptarëve që punojnë prej 30 e ca vitesh në Greqi apo për dokumentat e tyre në shtetin grek të cilat nuk iu jepen.