Foka e Mesdheut, një ndër speciet më të rralla në botë gjendet në ujërat tona. Nexhip Hysolakaj, specialisti i zonave të mbrojtura në një intervistë për Report Tv tha se shpellat e Karaburunit janë habitat për fokën, e cila numëron rreth 700 individë në gjithë Mesdheun, pra është një specie e rrallë dhe shumë e kërcënuar.
"Në lidhje me fokën e cila është një nga speciet me karizmatike dhe më të rralla të parkut detar dhe sidomos e gjirit të Vlorës sepse ka qene një specie e humbur për shume kohë, kemi video te shumta që tregojnë shkencërisht qe kjo specie e përdor si habitat Gjirin e Vlorës, pra nuk është rastësisht në këtë zonë. Në vitin 2021 ne kemi konstatuar se shpellat e Karaburunit janë habitat për fokën e Mesdheut', tha Hysolakaj.













