Fokaçe me domate, djathë dhe proshutë nga zonja Albana

24 Korrik, 11:40 | Përditesimi: 24 Korrik, 11:40

Fokaçe me domate, djathë dhe proshutë

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 400 ml ujë i vakët
  • 10 gr kripë
  • 5 gr maja e thatë (ose 15 gr maja e freskët)
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 200 gr proshutë
  • 200 gr djathë
  • 150 gr domate qershi
  • 1 tufë borzilok i freskët
  • 1 lugë çaji rigon
  • Piper i zi
  • Pak vaj ulliri

Përgatitja:

Përziejmë ujin me majanë. Shtojmë miellin dhe e lemë 20 minuta. Më pas shtojmë kripën dhe vajin e ullirit. Zëmë brumin derisa të bëhet elastik. E lemë të fryhet 1½–2 orë. Shtrijmë brumin në formë drejtkëndëshi. Shpërndajmë proshutën, djathin, borzilokun dhe domatet qershi. E spërkatim me rigon dhe piper. Palosim brumin disa herë që mbushja të futet në shtresa. E lemë edhe 30–40 minuta të pushojë. Më pas e ndajmë në 6–8 role të gjata dhe e pjekim në 230°C për 18–20 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

MC/Shqiptarja.com