'Foltorja' në Kuçovë, Berisha: Kryesia e PD të japë dorëheqjen, s'përfaqësojnë demokratët! Fatos Nano reformoi PS-në, flet saktë kur është esëll

25 Nëntor 2021, 18:20 | Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 18:20

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë mbrëmje në Kuçovë për 'Foltoren' e radhës me demokratët. Berisha tha se 8 vitet e fundit ishin vitet e varfërimit të shqiptarëve për shkak të Edi Ramës, ndërsa edhe njëherë i ka bërë thirrje kryesisë së PD të japin dorëheqjen. Berisha deklaroi se anëtarët e Kryesisë së PD, 60% e tyre të emëruar nga Lulzim Basha, nuk përfaqësojnë demokratët, pasi nuk janë të votuar.

"Ju jeni dëshmitar se si ky njeri ka marrë vendime në tre muajt e fundit pa pyetur asnjë forum, asnjë nen të statutit. Ju jeni dëshmitarë së fundmi që Kryesinë e partisë e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është Kryesia juaj, ajo është Kryesia e peng Bashës. Unë i ftoj ata të gjithë që të japin dorëheqjen për dinjitetin e tyre. Ata u përkasin ju dhe ju them se ju jeni drejtuesit dhe njerëzit e besimit të anëtarësisë së PD. Ju nuk mund të jeni kurrë anëtarë të shoqatës Basha-Bardhi, duhet të qëndroni midis anëtarësisë së PD. Ndaj dhe jepni dorëheqjen", u shpreh Berisha 

KT/Shqiptarja.com