Fondet e BE për turizmin rural, Rama: Familjet që punojnë në agroturizëm kanë krijuar ekonomi të fortë! Jemi të angazhuar të garantojmë maksimumin e cilësisë së imputeve bujqësore

24 Janar 2022, 12:25 | Përditesimi i fundit: 2022-01-24 15:07:15

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Mullet, Tiranë në kuadër të çeljes së thirrjes për projekte të financuara nga Bashkimi Europian, përmes programit IPARD II, me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit e Manifakturën, për të gjithë ata që duan të investojnë në këto drejtime të turizmit rural. Kreu i qeverisë vuri theksin tek zhvillimi i agro-turizmit në vendin tonë si dhe në turizmin rural, ku tha se do të vijë një ditë ku për nga rëndësia dhe të ardhurat ekonomike do të jetë i barabartë me turizmin bregdetar