Fondet për termetin dhe debati për koncensionet / Të ftuar gazetari Marin Mema dhe kirurgu Artan Koni

17 Dhjetor 2019, 15:14

TIRANË- Gazetari Marin Mema, i ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' në Report Tv ka deklaruar se akuzat që bëhen nga kryeministri Rama janë të padrejta pasi sipas tij "i fut në një thes të gjitha mediat", gjë që nuk është e vërtetë.

"Kur anatemon median, cfarë do ndodh kur gazetari të shkoj tek qytetari?. Përgjegjësitë nuk mund të jenë kolektive. Referoju me emra, me raste konkrete. Ta harrojnë që problemi më i madh është media, por është politika. Kufizimi i të drejtës së fjalës nuk është normale. Duhen marrë eksperiencat që kanë vendet e tjera, duhet një rregullim i tregut të mediave, por jo në këtë mënyrë duke cenuar të drejtën e fjalës", tha ai.

Nga ana tjetër, ai ka zbuluar se organizata që drejton “Rrënjë Shqiptare” kanë nisur punën për ndërtimin e një shtëpie të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka treguar historinë e trishtë të familjes, që e ka shtyrë që të zgjedhë pikërisht këtë banesë. Familjari që ka një punë jo stabël, djali i sëmurë, vajza ka lënë shkollën për shkak të pamundësisë ekonomike, për Marinin janë të mjaftueshme që kjo familje të mos ishte në qiell të hapur. Ndërkohë, ai ka zbuluar edhe disa raste të tjera prekëse që i ka parë nga afër në terren pas lëkundjes tragjike të 26 nëntorit.

"Janë shumë, të moshuar që kanë mbetur vetëm, familje që kanë të sëmurë. Ndihesh keq në ato raste. Prandaj ky është një detyrim.Te familja e parë që vajtëm në Tapizë, ishte një familje prej 5 anëtarësh, babai shkonte te "Ushtari i Panjohur" për të gjetur një punë rastësore, një nga djemtë ishte me probleme, vajza kishte lënë  shkollën. E pamë që shtëpia ishte me qërpiq dhe ne i thamë fjalën që do ishte shtëpia e parë. Zonja e shtëpisë filloi të qane dhe ashtu siç qau kur filluam punimet", tha Mema në Report Tv.

Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv